Flash News

KRYESORE

Emigracioni klandestin, ministri bullgar: Kufirin do ta mbrojmë edhe me armë...

Emigracioni klandestin, ministri bullgar: Kufirin do ta mbrojmë edhe me

Krasimir Karakachanov, ministri bullgar i Mbrojtjes, është shprehur i vendosur për luftimin e migracionit ilegal. “Kufiri bulgaro-turk do të duhet të ndahet në pesë zona. Në secilën nga këto zona ne do dërgojmë një trupë të armatosur në madhësinë e një kompanie që të mbikëqyrë brezin përkatës kufitar. Atje do të jenë prezente edhe trupa speciale luftarake”, ka thënë Krasimir Karakachanov gjatë një interviste për gazetën gjermane “Die Welt”.

Në të ardhmen do të angazhohet më shumë ushtria bullgare për mbrojtjen e kufijve me Turqinë.Në tërësi Bullgaria parashikon të angazhojë 600 ushtarë për ruajtjen e kufirit. “Kemi parë në praktikë, se ushtria është më efektive në sigurimin e kufijve se policia”, shton ministri bullgar. Gjatë intervistës, ai bëri të ditur se për mbikëqyrjen e kufirit do të përdoren edhe drone dhe kamera. Në të njëjtën kohë Karakachanov kritikoi Bashkimi Europian që nuk ia ka dalë deri më tani të mbyllë rrugët e Mesdheut për migrantët. “Ne duhet që në Itali dhe Greqi të vendosim trupa të NATO-s që të mbrojnë në raste nevoje kufijtë e jashtëm të BE-së edhe me forcën e armëve”, ka vijuar ai.

Vlerësimi i ministrit bullgar të Mbrojtjes, Krasimir Karakachanov për gazetën gjermane, është se shumica e atyre që vijnë në Europë përmes Mesdheut janë migrantë ekonomikë. “Ata nuk përndiqen, nuk kanë nevojë për mbrojtje të jetës së tyre, ata duan thjesht të vijnë në një vend të pasur perëndimor”, tha Karakachanov.

Të fundit