Flash News

KRYESORE

Emigrantët e bllokuar në kufi, ish-deputeti ironizon Majkon: Ata flenë jashtë, ti me Ramën në shtëpi; rri Pandi rri!

Emigrantët e bllokuar në kufi, ish-deputeti ironizon Majkon: Ata

Nënkryetari dhe ish deputeti i LSI, Petrit Vasili ka ironizuar qëndrimin e ministrit për Diasporën, Pandeli Majko lidhur me bllokimin e shumë shqiptarëve në zonat neutrale me shtetin grek.

Vasili kritikon jo vetëm qeverinë që sipas tij po shkel Kushtetutën dhe çdo normë njerezore, por edhe heshtjen e ministrit Pandeli Majko për këtë situatë të krijuar pas mbylljes së kufijve prej pandemisë globale.

“Rama dhe Majko flene shtepi,ndersa emigrantet jashte!

Eshte kriminale sjellja e Rames me shqiptaret e bllokuar ne kufi te cilet qeveria nuk i le te hyjne ne atdheun e tyre.

Po shkelet Kushtetuta, ligji, por edhe cdo norme njerezore.

Po ne kemi edhe Ministri per Diasporen.

Po ne kemi edhe ministrin Majko, qe rri e veshtron me permallimin e tij interesant, karakteristik e babaxhan, ndersa emigrantet flene jashte te dera e kufirit, qe ua ka mbyllur qeveria e tij.

Po ky Majko kerkoi edhe zyra per emigrantet neper rrethe.Si duket edhe kjo paska qene ndonje nga shakate e tija, sigurisht pa humor.

Po ky Majko u ça dysh edhe per voten e emigranteve.

Ndersa sot Majko hesht.Sa gjynah qe e mbyll trembshëm gojen nga frika e tmerrshme se Rama e heq.

Te tjere socialiste ishin ata, qe e bene Majkon Kryeminister, kur Shqiperia hapte deren per qindra mijra vellezer nga Kosova ne 1999.

Por ata socialiste nuk jane më, ndersa Majko po se eshte vertet me "parimor" se ata.

Rri Pandi rri, mos e shqeteso Ramen.

Mos harro, kur te vijne zgjedhjet vervitu edhe ti me Ramen etj, me autobuze plot qe ti sillni emigrantet per te votuar dhe atehere kufiri do te jete dy kanate hapur, tani ne kohen e pandemise mbylljani kufirin lerini te gdhihen jashte.

Ata flene jashte, ndersa ti Pandi se bashku me Ramen flini ne shtepi, se ata per kete ju kane votuar ne fund te fundit....!?”, shkruan Vasili.

Të fundit