Flash News

KRYESORE

Emigrantët e kthyer nga Greqia bllokohen në kufi, Rama: Qëndroni andej, nuk do penalizoheni

Emigrantët e kthyer nga Greqia bllokohen në kufi, Rama: Qëndroni

Të paktën 60 emigrantë shqiptarë kanë mbetur të bllokuar në zonën neutral kufitare në Kakavijë mes dy shteteve Shqipërisë dhe Greqisë. Sipas Balkanëeb, se shtetasit shqiptarë nuk lejohen të hyjnë në vendin tonë për shkak të mbylljes së kufijve nga koronavirusi.

Ndërkohë, kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje këtyre qytetarëve, që janë me leje 90 ditore, të mos kthehen në Shqipëri. Sipas kryeministrit, këta shtetas nuk do të penalizohen nga autoritetet greke.

“Miq që jeni në greqi me leje 90 ditore! qeveria greke nuk do t'ju penalizojë për shkelje të pavullnetshme të afatit si pasojë e mbylljes së kufirit! Kufiri është i mbyllur prandaj qëndroni pa lëvizur, mbroni veten dhe familjet tuaja”, shkruan Rama.

Të fundit