Flash News

KRYESORE

Emigrantët në kufi, Rama: Berisha synon të nxisë katastrofë; nga nesër asnjë rezident s’do lejohet të hyjë

Emigrantët në kufi, Rama: Berisha synon të nxisë

Kryeministri Edi Rama ka komentuar situatën e krijuar në kufirin me Greqinë nga disa emigrantë shqiptarë të mbetur në tokë neutrale, pas masave të marra prej pandemisë globale.

Në një kominikim live, Rama bëri përgjegjës ish-kryeministrin dhe ish kreun e PD, Sali Berisha se kjo situatë po nxitet prej tij për të krijuar qëllimisht situatë kaotike në vend.

“Nuk kanë asnjë urgjencë të posacme, por personat kërkojnë të hyjnë për të takuar familjen.

Në këto kohë është e vetmja rrugë që kemi që të dekurajojmë maksimumin e hyrjeve në kufi. Kush bën patriotin për shkeljet e të drejtave të njeriut me pengësën në kufi, synon të nxisë katastrofë.

E them pa as më të voglin dyshim. Sali Berisha ka synim si e si të rishkatërrojë edhe një herë vendin. E solla këtë emër krejt të papëlqyeshëm për shumicën e shqiptarëve si zanafillën e një procesi skandaloz politik nxitje të rrëmujes, por në këtë rast është nxitje e zinxhirit të vdekjeve që është larg së qeni ai që do ishte nëse do shkojnë me mendt e Saliut.

Është e patolerueshme që të nxitet kjo situatë që të vijnë drejt kufijve, e konfliktin me policinë në kufi. Kufijtë janë mbyllur për të mbrojtur jetën në te dyja anët e kufirit”, tha Rama.

Po ashtu, kryeministri sqaroi se nga nesër, sa i takon kësaj situate, asnjë rezident në vendet e tjera nuk do të lejohet të hyjë në vendin tonë, kurse të tjerët do të qëndrojnë dy javë në karantinë të detyrueshme në struktura hoteliere me shpenzimet e veta.

“Kemi vendosur që brenda 24 orëve të ardhshme të hyjnë në një proces të ndërmjetëm dhe kushdo të vijë në kufi tokësor me dokumente rezidence ne vendet tjera nuk do lejohet të hyjë për asnjë arsye. Kushdo të vijë me pretendime tjera do karantinohet për 14 ditë në struktura hoteliere me shpenzimet e veta. Kjo është e vetmja mënyrë për tu mbrojtur nga katastrofa. Ardhja këtu sot nga shqiptarë rezidentë në vendet tjera është e papranueshme.

Zyrtarisht do bëhet publike si do veprohet për ata që shfaqen në vijën kufitare me pretendimin se ka një urgjencë”, tha Rama.

Sipas ramës, në kufirin e Kakavijës nuk ka asnjë problem aktualisht, kurse në Kapshticë janë 19 makina të personave që janë banorë rezidentë në Greqi.

https://politiko.al/emigrantet-e-bllokuar-ne-kufi-ish-deputeti-ironizon-majkon-ata-flene-jashte-ti-me-ramen-ne-shtepi-rri-pandi-rri/

Të fundit