Flash News

KRYESORE

Emigrimi i paligjshëm/ Ministri holandez pakënaqësi me autoritetet shqiptare: Keni detyrime ndaj qytetarëve

Emigrimi i paligjshëm/ Ministri holandez pakënaqësi me

Ministri holandez për Migracionin, Mark Harbers, u shfaq i pakënaqur me masat e marra nga autoritetet shqiptare për ndalimin e emigracionit të paligjshëm. Në një konference për shtyp, ku në mungesë të ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, ai u prit nga zëvendësja Rovena Voda, Përveç falenderimeve të rastit për ai renditi disa shqetësime të autoriteteve të vendit të tij.

“Kjo duhet të marrë fund. Falë bisedimit dhe mirëkuptimit që sapo patëm me zv.ministren, unë besoj që është detyra jonë, por posaçërisht e Shqipërisë që të ndalojë këtë [emigrimin e paligjshëm], pasi kaq detyrim e ka ndaj qytetarëve të vet. Prandaj, mesazhi im për qytetarët shqiptarë që planifikojnë të vijnë në Holandë është shumë i qartë”, nënvizoi ai duke shtuar:

“Shqiptarët përbëjnë më shumë se gjysmën e emigrantëve, të cilët bëjnë përpjekje të tilla. Përpjekje të tilla janë të pashpresa. Natyrisht, të gjithë emigrantët janë kapur dhe arrestuar nga pjesa holandeze e Kanalit”, sqaroi ai.

Në fund, ai deklaroi se qeveria holandeze është e interesuar që shqiptarët të lëvizin pa viza, por shtoi se “ne jemi duke monitoruar, duke lexuar me imtësi çdo raport monitorimi, por falë edhe përpjekjeve të BE-së dhe të qeverisë shqiptare, jemi të mendimit që po ecim në drejtimin e  duhur dhe duhet të ruhet sistemi pa viza”.

Të fundit