Flash News

E-TJERA

Emigrimi i të rinjve shqiptarë, Papa Françesku thirrje politikës: Punoni për zhvillim të vërtetë e të ekuilibruar

Emigrimi i të rinjve shqiptarë, Papa Françesku thirrje

Në fjalën e mbajtur sot në Vatikan përpara 200 shqiptarëve, Papa Françesku bëri edhe një thirrje për politikën në Shqipëri për të kthyer vëmendjen nga rinia. Në ceremoninë e organizuar për 550 vjetorin e vdekjes së Heroit tonë Kombëtar, Skënderbeu, Papa uroi që ky përvjetor të mos kufizohet në kremtimin e lavdisë së veprave të kaluara, por të jetë për Shqipërinë edhe rast i volitshëm për impenjimin në favor të një zhvillimi të vërtetë e të ekuilibruar, në mënyrë që brezat e rinj të mos detyrohen të zgjedhin emigracionin.

“Uroj me gjithë zemër që ky përvjetor të mos kufizohet në kremtimin e lavdisë së veprave të kaluara, por të jetë për Shqipërinë edhe rast i volitshëm për impenjimin e risuar të të gjithëve – institucione e qytetarë – në favor të një zhvillimi të vërtetë e të ekuilibruar, në mënyrë që brezat e rinj të mos detyrohen të zgjedhin emigracionin, duke e dobësuar vendin nga forcat dhe aftësitë e domosdoshme për zhvillimin e tij njerëzor e civil”, u shpreh Papa.

Sipas sondazhit të Gallup, 79% e të rinjve shqiptarë mendojnë të braktisin vendin, çka është shifra më e lartë në Evropë dhe ndër më të lartat në të gjithë botën.

Viti i Skënderbeut, Papa Françesku pret në takim shqiptarët: Heroi zgjodhi ‘shqiptarinë’ për të bashkuar popullin

Të fundit