Flash News

KRYESORE

Emiljano Nuhu flet sërish nga arratia: Arta Marku të fillojë menjëherë hetimet për Edi Ramën

Emiljano Nuhu flet sërish nga arratia: Arta Marku të fillojë

Nënkomisar Emiljano Nuhu ka folur sërish nga arratia për çështjen e Xhisiela Maloku-Rexhep Rraja. I pyetur në emisionin ‘360 gradë’ se si i ka pritur kërcënimet e kryeministrit Edi Rama se do ta ndjekin këmba këmbës, Nuhu tha se kryeprokurorja Arta Marku duhet të nisë hetimet për këto deklarime.

“Zonja Arta Marku duhet të fillojë menjëherë hetimet për kryeministrin. Çfarë provash i duhen prokurorisë për të vërtetuar kërcënimet e zotit Rama?”,- pyeti Nuhu.

Sa i përket deklarimeve kontradiktore të Xhisiela Malokut, nënkomisari Nuhu tha se e mirëkupton vajzën pasi ajo ka ndryshuar disa herë dëshminë për shkak të kërcënimeve.

Të fundit