Flash News

KRYESORE

Emiljano Nuhu i zgjedhuri i partnertëve europianë e amerikanë, certifikimet e “horrit” të Edi Ramës

Emiljano Nuhu është ish-nënkomisari i Krujës të cilin kryeministri Edi Rama ditën e sotme e konsideroi horr të kthyer në hero dhe që nuk do i ndahet këmba këmbës.

Shijak TV ka publikuar certifikimet e Emiljano Nuhut, “horrit” të Edi Ramës, vulosur nga partnerët amerikanë dhe europianë për grada e trajnime.

Një ndër certifikatat Nuhut i është dhënë nga Pameca për “Trajnimin shqiptar si agjent i infiltruar” në 2015-n.  Po ashtu një tjetër certifikatë i është dhënë Nuhut në 2013-n nga Departamenti i Drejtësisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri.

Emiljano Nuhu ka marrë dhe një sërë certifikatash vulosur nga krerët e institucioneve policore shqiptare. Po ashtu ai është diplomuar në shkencat juridike.

Certifikatat më poshtë: 

 

Të fundit