Flash News

KRYESORE

Emiljano Nuhu jep detaje: Rrahman Rraja u fut i pari në zyrën time, kush ishte më agresiv

Emiljano Nuhu jep detaje: Rrahman Rraja u fut i pari në zyrën time,

Emiljano Nuhu në një lidhje direkte me skype në News 24, ka dhënë detaje të tjera nga momenti i vizitës  në zyrën e tij nga deputeti socialist Rrahman Rraja, vëllai i tij dhe nga Taulant Taulant Balla.

I pyetur nga Nisida Tufa se kush ka qenë më agresiv , Emiljano është përgjigjur, “I pari ka hyrë deputeti Rrahman Rraja, pastaj të tjerët më radhë. Më agresiv ka qenë vëllai i deputetit, Xhemal Rraja, për shkak të veprimeve kriminale që ka kryer gjatë gjithë kohës. Ai njihet nga të gjithë në zonë se çfarë përfaqëson pavarësisht se të tjerët nuk marrin guximin të shprehet. Ai ka qenë me armë pa leje”, është shprehur më tej Nuhu.

Më tej ai ka treguar se ka kontaktuar drejtuesin e tij të komisariatit, i cili duhet t’i kishte dërguar forca të tjera policie por ai ka dashur ta zgjidh çështjen në mënyrë jo ligjore.

Të fundit