Flash News

KRYESORE

Emina Cunmulaj vendos të largohet nga rrjetet sociale pa u shkëputur plotësisht prej tyre

Modelja e njohur shqiptare, Emina Cunmulaj ka marrë vendimin të largohet paksa nga rrjetet sociale duke bërë "off" (fikur) njoftimet në Instagram.

“Po fik të gjitha njoftimet, kjo është rruga ime e re për të qëndruar larg rrjeteve sociale. Kam mbyllur zyrtarisht të gjitha njoftimet në celularin tim. Çdo gjë mund të pres, por koha ime jo”, ka shkruar Emina në postimet e fundit në story.

Kjo duket si një reflektim nga ana e saj ndoshta ndikuar dhe nga dokumentari "The Social Dilemma" që flet për varësinë e njerëzimit ndaj rrjeteve sociale, megjithatë Emina nuk ka dhënë asnjë info rreth kësaj apo çfarë e lodhi në rrjetet sociale.

Të fundit