Flash News

KRYESORE

Eminem rikthehet papritur si “Kamikaz”; në albumin e ri sulmon Trump, Drake, Migos dhe Lil Pump

Eminem rikthehet papritur si “Kamikaz”; në albumin e ri sulmon

Drake mund të jetë artisti i preferuar për shumë të rinj sot, por nuk është i tillë për legjendën e repit, Eminem. 45 vjeçari ka publikuar së fundmi albumin e tij të ri, ‘Kamikaze’, duke kapur në befasi fansat në të gjithë botën pasi një zhvillim i tillë nuk ishte paralajmëruar.

Në 13 këngët e albumit, Eminem ka vendosur në qendër të sulmeve disa prej reperëve më të njohur të momentit, përfshirë Drake, me të cilin ka patur bashkëpunime në të kaluarën. Por autori i “In My Feelings” nuk është i vetëm në listën e kundërshtarëve të Eminem, pasi ai ka sulmuar edhe grupin Migos dhe Lil Pump.

Sigurisht që edhe presidenti Donald Trump nuk mund të shpëtonte nga tekstet kritike të Eminem.

Një pjesë e këngëve të reja janë kritikuar në media për shkak të përmbajtjes së dhunës dhe homofobisë.

Të fundit