Flash News

KRYESORE

Emiratet e Bashkuara Arabe sjellin 460 çadra për të prekurit nga tërmeti: Nuk do e kalojnë dimrin në të ftohtë

Emiratet e Bashkuara Arabe sjellin 460 çadra për të prekurit

Emiratet e Bashkuara Arabe  sërish japin një ndihmë tjetër për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri. Kësaj radhe kanë sjellë 460 çadra për familjet rurale.

Ka zgjedhur këto zona pasi banorët e kanë të vështirë të akomodohen nëpër hotele.

“Solidaritet anekënd botës pas tërmetit të 26 nëntorit.

Emiratet e Bashkuara Arabe u janë bashkuar vendeve që po ndihmojnë në përballimin e pasojave të tërmetit, duke sjellë 460 çadra dimërore për të lehtësuar sadopak vështirësitë e familjeve të prekura në zonat rurale, të cilat e kanë të pamundur të strehohen nëpër hotele”, ka shkruar ministrja Xhaçka në profilin e saj në Facebook.

Të fundit