Flash News

KRYESORE

Emisari i Trump-it nga Beogradi: Kosova dhe Serbia të shfrytëzojnë mundësitë që kanë

Emisari i Trump-it nga Beogradi: Kosova dhe Serbia të

Emisari special i presidentit Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, nga Beogradi tha se në Prishtinë kërkoi që të hiqet taksa ndaj produkteve serbe. Ai u shpreh se edhe njerëzit e biznesit e qytetarët kërkojnë përparim, e beson se kjo mund të arrihet.

“Janë gjëra që edhe njerëzit nga fusha e biznesit e dinë se duhet të ndodhin, qytetarët e zakonshëm e dinë se duhet të ndodhë, por disa politikanë janë ‘robëruar’ në mënyrën e vjetër të të menduarit dhe dëshirojnë të grinden për gjithçka. Ekziston një hapësirë shumë e vogël dhe SHBA-të do të përqendrohen që ta zgjidhin, por do të insistoj që edhe Serbia të ndalet me lobimin e saj, një gjë e tillë duhet të ndodhë. Mendoj se jemi afër që të ndodhë një gjë e tillë. Njerëzit duan të ecin përpara, të shikojnë para dhe të tejkalojnë të kaluarën”, tha Grenell.

I pyetur se cila do të ishte zgjidhja për marrëdhëniet Beograd-Prishtinë, ai tha shkurt se nuk e parashikon të ardhmen.

“Po të parashikoja të ardhmen do të luaja loto dhe do të zgjidhja numrat fitues dhe do të isha një njeri shumë i pasur. Por, nuk di. Fakti që jemi përqendruar në këtë çështje, ndiej energjinë që mund të vijmë deri të zgjidhja, por më duhet të them se shumë pak kohë kemi për këtë, presidenti Trump nuk dëshiron të humb kohë dhe nuk do të lejoj që zgjedhja të zgjasë shumë nëse nuk ka përparim. Shpresoj që Serbia dhe Kosova ta shfrytëzojnë mundësinë që tani e kanë”.

Të fundit