Flash News

KRYESORE

Emisari i Trump-it vjen këtë javë në Prishtinë për një tjetër mision

Emisari i Trump-it vjen këtë javë në Prishtinë për

Emisari special i presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë – Serbi Richard Grenell, ka vendosur që gjatë kësaj jave të vijë në Kosovë. Angazhimi i tij bëri që të arrihet marrëveshja për linjën e fluturimit Prishtinë – Beograd. Nuk dihen planet e emisarit, që mori falënderimet e Trump-it për marrëveshjen e fundit. Zëdhënësi i Zyrës së Grenell-it në Berlin informoi se diplomati do ta vizitojë Kosovën të enjten më 23 janar, por nuk dha më shumë detaje.

SHBA kërkojnë nga Prishtina që të rinisë dialogu me Serbinë. Ndërkohë që ambasadori amerikan Philip Kosnett, shkon rregullisht në zyrat e Vetëvendosjes e LDK-së, për të shtyrë palët që të dakordësohen. Edhe Grenell në Gjermani takoi tri zyrtarëve të lartë të LDK-së, Agim Veliun, Avdullah Hotin dhe Skënder Hysenin. Temë kryesore ishte formimi i qeverisë.

Ndërkohë kreu i LDK-së Isa Mustafa, deklaroi sot se deri ën fund të javës duhet vendosur nëse do të ketë apo jo akord me LVV-në.

Grenell punoi shumë që të arrihej akordi për linjën e fluturimit Prishtinë – Beograd, të cilën do ta realizojë kompania gjermane “Lufthansa”.

“Të gjithë thanë se nuk do të bëhet. Por, për herë të parë në një gjeneratë do të këtë linja direkte ajrore në mes të Serbisë dhe Kosovës. Një tjetër fitore. Faleminderit për @ËHNSC, ambasador Robert O’Brien dhe ambasador @RichardGrenell!”, shkroi Trump në Twitter.

Të fundit