Flash News

KRYESORE

Emisari special i SHBA ‘zbarkon’ në Kosovë:Tarifa, kusht për progresin

Emisari special i SHBA ‘zbarkon’ në Kosovë:Tarifa, kusht

Richard Grenell, i Dërguari i Posaçëm i presidentit amerikan, Donald Trump për dialogun Prishtinë-Beograd ka mbërritur mbrëmë në Kosovë, ku dhe është takuar me disa nga liderët e vendit.

Pas takimit me presidentin Hashim Thaçi, Grenell ka vendosur theksin fillimisht te tarifa me Serbinë, si kusht për progresin.

Në një postim në rrjetet sociale, zyrtari i lartë amerikan shkroi se që të ketë progres, përfshihet edhe heqja e tarifave.

“Faleminderit zoti President. Ne duhet të përparojmë, ku përfshihet edhe heqja e tarifave”, shkroi ai.

Tarifa e cila u vendos nga Qeveria e Kosovës në vitin 2018 ndaj produkteve serbe dhe atyre të Bosnje Hercegovinës.

Grenell pritet që sot të takojë edhe liderët e partive politike të Kosovës dhe të premten do të udhëtojë drejt Serbisë.

Pak ditë më parë, Grenell ishte në Berlin ku edhe u nënshkrua marrëveshja për një linjë ajrore Kosovë-Serbi.

Të fundit