Flash News

KRYESORE

Emisioni i famshëm amerikan rikthen Renato Mekollin në Top Channel

Emisioni i famshëm amerikan rikthen Renato Mekollin në Top Channel

Tani është zyrtare: kuzhinieri Renato Mekolli do të rikthehet sërish në televizionin, ku u bë i njohur për publikun shqiptar, pikësisht në Top Channel, me një format të ri, i cili do të jetë ndryshe nga “Master Chef Albania”, ku ai u bë i famshëm dy vite më parë.

Mekollit i është besuar drejtimi i një prej formateve më të suksesshëm në zhanrin “reality” në të gjithë botën, ‘Hell’s Kitchen’. Një show, që ndërthur garën, tensionin, pasionin dhe gatimin! Një program që do të përcjell emocione të mëdha, jo vetëm tek konkurrentët, por edhe tek i gjithë publiku.

“’Hell’s Kitchen’ numëron në Amerikë 17 sezone të suksesshme! Vjen së shpejti në Top Channel! Çfarë ndodh në kuzhinën e shefit, kur ne shkojmë në një restorant. Përtej, shijes, delikatesës dhe emocionit që marrim nga të shijuarit të një recete me 5 yje, ka shumë mund, përgatitje, tension, kujdes dhe përkushtim”, thuhet në njoftimin e televizionit, ndërsa data e fillimit te programit nuk është publikuar ende.

Të fundit