Flash News

KRYESORE

Emisioni i ri i Klea Hutës në Top Channel: Nuk do bëjmë pyetje që të kthehen lajm

Klea Huta do të vijë me një emision në ekranin e Top Channel dhe do të quhet "VIP Club". E ftuar në emisionin e "Wake Up" Klea tregoi detaje për emisionin më të ri.

Ndërsa autori i programit Artan Korenica, u shpreh se përgatitjet kanë filluar një vit më parë.

“Personazhet shfaqin anë të ndryshme të vetes përmes pyetjeve të drejtpërdrejta që nuk u lënë kohë të mendohen. Në këtë mënyrë shprehin ç’u vjen në moment. Nuk kemi menduar t’i vëmë në siklet. Nuk mund të shkosh mysafir në shtëpinë e dikujt dhe ta vësh në siklet. Ata duhet ta gjejnë veten aq komod, sa të tregohen të sinqertë. Nuk synojmë të bëjmë pyetje ngacmuese që të kthehen lajm në Shqipëri”, ka thënë Klea.

Të fundit