Flash News

KRYESORE

Emisioni më i ri në Top Channel nën drejtimin tre vajzave më të ndjekura në Instagram

Emisioni më i ri në Top Channel nën drejtimin tre vajzave më
Topa Channel këtë vit do të jetë me shumë emisione gjatë stinës së verës, duke ndryshuar komplet format nga vitet e kaluara. Përveç “Pushime on Top” që do të moderohet nga Ori Nebiaj, një tjetër emision i shtohet Top Channel. “Top Bloggers” quhet emisioni me autore Odeta Banushaj, e cila do të jetë dhe një nga tre vajzat që do të drejtojnë.  Odeta Banushaj, Sarah Berisha dhe Françeska Çoniku janë bërë bashkë  dhe në këtë emision do të japin detaje për veshjet, buxhetin, guidën e detajuar, këshilla akomodimi dhe njohjen me ushqimet tradicionale. “Pas shume vitesh pasion te pafundem per moden dhe te bukuren, si dhe nje pune te panderprere per te merituar cdo mundesi qe me eshte dhene... Vjen TOP BLOGGERS, projekti im I pare televiziv si autore. Kenaqesi e madhe, por njekohesisht shume pergjegjesi qe te jem On TOP. Faleminderit cdokujt qe besoi tek Odetchie,”-shkruan Odeta në Instagram. Ndërkohe reklama e emisionit është transmetuar dhe në ekranin e Top Channel.

Të fundit