Flash News

KRYESORE

Emmanuel Macron shkruan shqip: Franca është solidare me Shqipërinë

Presidenti i Francës Emmanuel Macron ka shprehur ngushëllimet për viktimat dhe të plagosurit si pasojë e tërmetit të sotëm në Shqipëri.

Ai shtoi se Franca do të dërgojë në vendin tonë ndihmë të specializuar, që të marrin pjesë në operacionet e shpëtimit.

“Shpreh afërsinë me viktimat e tërmetit që goditi vendin tuaj, me familjet në zi si dhe me personat e dëmtuar. Franca është sot solidare me Shqipërinë. Ne po dërgojmë menjëherë ekipe të sigurisë civile, së shpejti edhe specialistë të forcave zjarrfikëse, me qëllim që të marrin pjesë në operacionet e shpëtimit.”, ishte mesazhi i p[presidentit francez në Facebook.

Të fundit