Flash News

KRYESORE

Emmanuel Macron do të vizitojë Athinën, ja marrëveshjet që pritet të firmosen

Emmanuel Macron do të vizitojë Athinën, ja marrëveshjet

Emmanuel Macron  do të vizitojë këtë  të enjten Athinën, “për të përcjellë një mesazh besimi ndaj rimëkëmbjes së vendit”. Kështu kanë deklaruar për AFP-në burime nga Pallati Elize, duke shtuar se “duhet ta shoqërojmë Greqinë në këtë fazë më pozitive që po fillon dhe që, siç shpresojmë, simbolizon një fazë të re edhe për Eurozonën”.

Nga kjo vizitë Athina pret më shumë se sa thjeshtë një mbështetje e fuqishme politike.  Vizitën e presidentit francez Tsipras e konsideron si një treguese të mirë të suksesit,  e cila arrihet vetëm nëpërmjet nënshkrimit të disa marrëveshjeve të rëndësishme të jo detyrimisht ndërshtetërore.

Sipas gazetës franceze “Le Figaro”, Emmanuel Macron-in do ta shoqërojnë në vizitën e tij disa prej biznesmenëve më të fuqishëm të vendit, me rrezatim  po aq të fuqishëm ndërkombëtar.

Total, Suez, EDF, Sanofi, Orpea, Bpinfrance, Engie; janë emrat e parë të ekonomisë franceze, shënon Figaro. “Ata duan të dërgojnë mesazhin se Franca do që ta shoqërojë Greqinë në rrugën e zhvillimit dhe të daljes nga varfëria”, shton gazeta e madhe franceze.

Disa nga sektorët ku do të investoj Franca janë energjia, industria,  turizmi dhe informatika. Me rëndësi të madhe është edhe privatizimi i portit të Selanikut.  Por nga ana tjetër Franca kërkon që të lidhë kontratë me Athinën për shitje vagonësh tramvaji, metroje dhe avionësh.  Dhe më e rëndësishme është që të nënshkroi kontratë për modernizimin e avionëve luftarake Mirage-2000.

Gjatë qëndrimit 24 orësh në Athinë, presidenti francez do të takohet me homologun e tij grek, Pavlopulos, dhe me kryeministrin Tsipras, me të cilin, pas takimit do të kenë edhe konferencën e përbashkët për shtyp. Të dy së bashku do të ndjekin edhe forumin greko-francez të biznesit të premten.

Të fundit