Flash News

KRYESORE

Emocione në Napoli-Milan, por në fund ndajnë një pikë

Emocione në Napoli-Milan, por në fund ndajnë një pikë

Napoli dhe Milani sot ndanë nga një pikë në atë që duhej të ishte ndeshja më interesante e kësaj jave të 13-të në kampionatin italian. Të dyja skuadrat po vuajnë probleme të brendshme së fundmi, sidomos Napoli me ato jashtë fushe, kështu që e gjitha kjo situatë ndikoi që takimi të mbyllej 1-1.

Napoli e gjeti golin e avantazhit në minutën e 24’ me Lozano. Mesfushori meksikan shtyu topin në rrjetë me kokë. Mbrojtja kuqezi dhe një moskoordinim i mirë i portierit Donnaruma ndihmuan anësorin e napolitanëve.

Milani e mori veten shpejt duke gjetën golin e barazimit me mesfushorin Bonaventura pas 5 minutash, por goli i tij nuk mjaftoi, edhe pse ishte një gjuajtje e bukur nga distanca.

Pas kësaj ndeshjeje, Milani mbetet në vend të 13-të me 14 pikë, ndërsa Napoli në vend të shtatë me 20 pikë.

Të fundit