Flash News

KRYESORE

Emocionohet Eno Popi, “Kur humba mamanë e kuptova sa jo prezent isha në jetën e saj”

Emocionohet Eno Popi, “Kur humba mamanë e kuptova sa jo prezent isha

I ftuar në emisionin “You and Me” në NRG Radio, moderatori i Top Channel ka treguar shumë për jetën e tij dhe marrdhënien që ai kishte me mamanë dhe pengun më të madh.

Mamaja e Enos është ndarë nga jeta më 19 qershor të vitit të kaluar pas një beteje disavjeçare me një sëmundje të rëndë. Dhe kur tema u orientua drejt familjes, Popi është prekur duke thënë se praninë e saj nuk do e ndërronte për 1, 2 e as 3 milionë.

Gjatë rubrikës “Për një milion”, Eno u pyet nga moderatorja e emisionit, Julka,  se çfarë do të ishte i gatshëm të bënte për një milion. Kësaj pyetje, Eno iu përgjigj se do të bënte një kalendar nudo, madje do të linte prezantimin dhe do të zhdukej nga faqja e dheut, ndërsa partneren u shpreh se nuk do ta linte për vlerën në fjalë.

Më pas Julka e pyeti se  “A do të pranoje të mos shihje më askënd nga familja jote për një milion euro? Të mos komunikoje më kurrë me ta?”

“Natyrisht që jo. Kur ime më u largua kuptova sa jo prezent kam qenë në shtëpi. Jo një milion, por edhe për dy, tre s’do të pranoja. Janë ca momente që vijnë si film dhe kupton sa jo prezent ke qenë në jetë… Ti mund të kesh paguar shpenzimet spitalore mund të kesh paguar trajtimet e shtrenjta, por disa gjëra nuk i gjen dot si për shembull koha e munguar, koha cilësore kur s’ke qenë në shtëpi, disa ditëlindje që s’ia ke uruar,”- u shpreh Eno.

Të fundit