Flash News

KRYESORE

Emocionuese: Fëmijët brohorasin "Shqipëri Etnike" në stadiumin e ri

Emocionuese: Fëmijët brohorasin "Shqipëri Etnike"

Sot në stadiumin e ri në Tiranë u luajt ndeshja e parë (testuese), ajo për femra, Vllaznia-Apolonia (0-2). Priteshin rreth 10 mijë tifozë, por ndoshta për shkak të shiut dhe informimit jo edhe aq "viral" u pa gjysma e shifrës së parashikuar.

Sigurisht, kjo nuk është keq, por një lajm i mirë më vete, sepse kurrë nuk ndodh që futbolli i femrave të ketë një vëmendje të tillë. Ata të cilët u bënë protagonistë sot ishin fëmijët. Duke parë një video të xhiruar nga "Telesport", vihet re lehtësisht se dy tifozeritë e ndeshjes Vllaznia-Apolonia për femra kanë dhuruar koret e para atdhetare, me "Shqipëri Etnike".

Gjendja e stadiumit nuk është ende perfekte, por pritet që deri më datë 17 gjërat të jenë gati.

Të fundit