Flash News

KRYESORE

Emra të tjerë VIP-ash në filmin "Falco", bashkohet dhe Bleona Qerreti

Sekreti i një filmi është të përfshish të famshëm dhe kështu do të jetë i suksesshëm. Bes Kallaku e ka kuptuar më së miri këtë dhe ndaj ka vendosur që në film të përfshijë emrat më të përfolur të ekranit shqiptar. Pas lajmit që pjesë e filmit "Falco" do të jenë Blendi Fevziu dhe Luana Vjollca, emra të tjerë VIP-ash janë bërë publik që do jenë pjesë e filmit. Një ndër to është Bleona Qerreti. Sara Kolami publikoi në Instagram-in e saj një foto ku shfaqet krah Bleona Qeretit dhe modeles amerikane të fitness-it Nadege Ndjebayi, ndërsa në përshkrim ka vendosur hashtag-un “falco” dhe duke shkruar: “Fundja, a ka një mënyrë të duhur për t’u shfaqur në një funeral?” Për Sarën kjo është dita e parë e xhirimeve, e ndërsa për Bleonën nuk dihet saktësisht roli dhe koha kur ka nisur xhirimet.
Gjithashtu dhe regjisori i filmit, Eduart Grishaj, ka publikuar momente nga xhirimet.

Të fundit