Flash News

KRYESORE

Emrat/ 10 kompani karburantesh ‘kapen’ me shkelje, rezultojnë me 129 mln lekë detyrim i munguar

Emrat/ 10 kompani karburantesh ‘kapen’ me shkelje, rezultojnë

10 kompani nafte dhe të gazit natyror, përfshirë edhe një rafineri, rezultuan me shkelje, pas kontrollit në sajë të aksionit kundër informalitetit.

Sipas drejtorit të Përgjithshëm të Doganave, Arlind Gjokutaj bëhet fjalë për 8 magazina në Porto Romano, Lezhë dhe Vlorë, 4 magazina të produktit gazit të lëngshëm natyror në Vlorë dhe Porto Romano, si dhe tre rafineri në Fier, Ballsh dhe Elbasan.

Nga ky kontroll rezultuan me mangësi të gjitha subjektet që operojnë me karburante me magazina të lira, një operator me gaz natyral të lëngshëm dhe një rafineri.

Kompanitë me shkelje janë:

Royal Trade Comapny Sha

Porto Romano Oil Sha

Kastrati Sha

Genklaudis sha

Heuropetrol sha

Tosk Energy sha

Eroil sha

Bolumnez Petrol sha

Mare Oil sha

La petrolifera Italio

Sipas Gjokutaj, nga kontrolli kishte diferenca për rreth 752 mijë litra karburant dhe 77.500 litra gaz. Në total detyrimi i munguar është 129 milionë lekë.

Të fundit