Flash News

KRYESORE

Emrat dhe foto/ Të rinjtë e PS-së që përfaqësojnë studentët në debatin me Ramën; nga punonjësi i Gjiknurit tek fansat e deputetëve socialistë

Studentët të cilët ishin në protestë sot u shprehën se ata të cilët do të shfaqeshin në debatin me kryeministrin Edi Rama në emisionin ‘Top Show’ nuk i përfaqësonin ata.

Por kush janë studentët të cilët janë sot pjesë e emisionit? Mesa duket, të vënë në vështirësi nga bojkoti i studentëve, zyra e propagandës së kryeministrit ka vendosur që në studio të jenë anëtarë të FRESSH dhe të rinj të afërt me Partinë Socialiste.

I pari që u prezantua ishte Marjo Hysenlliu, i cili tha se ishte student doktorant në fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit.

Nga një kërkimi i thjeshtë rezulton se Hysenlliu është pedagog në këtë fakultet si dhe punonjës në Ministrinë e Transporteve, madje e ka shfaqur hapur këtë në rrjetin social. Politiko.al ka mësuar se pedagogu që ishte ftuar për të bërë oponencë kryeministrit është një fans i tij. Për shkak të angazhimit të tij politik, Hysenlliu mban në shkelje të ligjit detyrën e pedagogut.

Studentja e dytë, Anxhela Bakiasi është një prej të rinjve që ka konkurruar në “FRESSH Voice”, një nisëm e ndërmarrë nga socialistët ndërsa shfaqet në foto e veshur me bluzën e PS-së si dhe ka qenë pjesë e mitingjeve elektorale.

Studentja Elsa Koçi, rezulton një mbështeste e Partisë Socialiste. Foto tregojnë se ajo ka qenë pjesë e aktiviteteve të të rinjve socialistë si dhe nuk mungojnë foto me deputetë të PS-së.

Po kështu edhe studentja Aleksia Makaj, e cila është pjesë e të rinjtë të FRESHSH, siç e tregojnë edhe fotot.

Të fundit