Flash News

KRYESORE

Emrat e 7 protestuesve të arrestuar në protestën për teatrin, mes tyre edhe kreu i Vetëvendosjes në Tiranë

Emrat e 7 protestuesve të arrestuar në protestën për

Shtatë persona ka arrestuar policia dje gjatë protestës së shoqëruar me përplasje të shumta nga protesta për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Mes të arrestuarve është edhe Boiken Abazi, 38 vjeç, i cili është kreu i Vetëvendosjes në Tiranë. Po ashtu, në pranga ka përfunduar edhe aktivisti i VV Kastriot Qemaj.

Emrat e të arrestuarve:

Boiken Abazi., 38 vjeç;

Kastriot Qemaj 37 vjeç;

Sokol Ndoj., 35 vjeç;

Romeo Lila, 35 vjeç;

Endrit Mertiri., 33 vjeç,

Burim Tafilica, 30 vjeç;

Edjon Xhoxhaj, 33 vjeç.

Sipas policisë, 7 personat u arrestuan në flagrancë për veprat penale “Kundërshtim me dhunë i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Pjesëmarrja në grumbullime të paligjshme.

Të fundit