Flash News

KRYESORE

“Emrat e ministrave”, Mentor Nazarko: Edi Rama i nxjerr vetë dhe shkrihet gazit kur i lexon në media

“Emrat e ministrave”, Mentor Nazarko: Edi Rama i nxjerr vetë

Analisti Mentor Nazarko nuk i konsideron serioze lajmet për emrat e ministrave të rinj në kabinetin e dytë të Edi Ramës, duke theksuar se ato janë mospërputhje me njëra-tjetrën. Nazarko thekson në shkrimin e publikuar në ‘Konica’ se ‘lajmet e sigurta’ për përbërjen e qeverisë së re i ka vetëm Edi Rama dhe askush tjetër.

Sa i përket emrave që tashmë kanë dalë në media, Nazarko beson se ato janë një test i Ramës por edhe rritje e suspansës për ta trajtuar krijimin e qeverisë së re si një dramë.

“Me këtë premisë, ngjan lehtësisht e besueshme se këto lajme, ose janë imagjinatë e gjasishme, pandehma serioze që kanë subjektivitetin e lajmprurësit me tepri, ose përdorim të kujdesshëm të tyre prej atij që ka lajme të sigurta: vetë Edi Rama. Pse e bën këtë Edi Rama? Nëpërmjet këtij përdorimi, ai rrit suspansën, e trajton krijimin e qeverisë së re si një dramë, të cilës askush nuk ia di përfundimin, askush, madje as aktorët; mbush faqet  e gazetave dhe portaleve, mediave, plot me lajme të rrejshme dhe sa herë që i lexon, me gjasë shkrihet gazit. Shtien fall në filxhanë, apo në biseda të gjata plazheve, apo gjetiu. Vuajnë prej këtyre pandehmave, të përjashtuarit, lumturohen emrat e rinj; ditën tjetër situata ndryshon njëjtë…”,- shkruan Nazarko.

Nazarko nuk përjashton mundësinë që me përbërjen e re të qeverisë Edi Rama t’i habisë të gjithë, pasi mund të emërojë njerëz, emrat e të cilëve nuk janë përfolur kurrë në media.

Të fundit