Flash News

KRYESORE

Emrat e ministrave në Presidencë, opozita e konsideron provokim propozimin e Cakajt në krye të diplomacisë

Emrat e ministrave në Presidencë, opozita e konsideron provokim

Ndërkohë që emrat e ministrave të rinj ndodhen në Presidencë për të marrë dekretimin e Ilir Metës, opozita e konsideron provokim propozimin e Gent Cakajt në krye të Ministrisë së Jashtme.

Në një intervistë për 'Politika Online' në News 24, deputeti i LSI, Endrit Braimllari thotë se emri i Gent Cakajt, i zgjedhur nga kryeministrit Edi Rama në krye të diplomaicsë, konsiderohet provokim nga opozita.

Braimllari shprehet se ky post kërkon figurë të lartë politike që nuk reflektohet nga CV e Cakajt.

Deputeti i opozitës ka paralajmëruar gjithashtu publikimin e materialeve që demaskojnë qeverisjen.

Të fundit