Flash News

KRYESORE

Emrat e negociatorëve me Greqinë/ Historiani: Nuk është përfaqësuese, këtu ekziston një shtet paralel

Emrat e negociatorëve me Greqinë/ Historiani: Nuk është

Historiani Ben Andoni mendon se lista e publikuar me 12 negociatorët nuk është përfaqësuese dhe se emrat e tyre duhet të ishin dërguar për rivlerësim para se të merrnin çertefikatën e sigurisë.

Andoni shtoi se deklaratat e ish-kryeministrit Berisha janë të vërteta që do të thotë se në vendin tonë ekziston një shtet paralel, që nuk kanë nevojë institucionet të çertefikojnë por është ky shteti tjetër që jep të gjithë informacionet.

“Më bën përshtypje dhe më vjen keq që Akademia e Shkencave nuk përfaqësohet siç duhet. Duke ju kthyer emrave, më duket e çuditshme që institucionet tona nuk janë relevante. Pa u nxjerr emrat, duhet të ishin çuar emrat për riverifikim dhe të merrnin certifikatat e sigurisë. Besoj që z. Berisha ka vërtetësia brenda, që do të thotë se në vendin tonë ekziston një shtet paralel, që nuk kanë nevojë institucionet të certefikojnë por është ky shteti tjetër që jep të gjithë informacionet. Ata duhet të ishin certifikuar përpara se të shkonin tek presidenti”, tha Andoni në emisionin ‘Tonight’.

Të fundit