Flash News

KRYESORE

Emrat e personaliteteve që janë rritur jetimë dhe që Meta i cilësoi si modelet më të mirë për fëmijët sot

Emrat e personaliteteve që janë rritur jetimë dhe që Meta i

Presidenti Ilir Meta në veprimtarinë e organizuar në Presidencë “Java e Fëmijëve pa përkrahje prindërore” solli si shembuj për fëmijët jetimë disa nga artistët tanë më të shquar të kombit shqiptar qe dolën nga kategoria shoqërore e fëmijëve jetimë.

“Shpreh nderimin më të thellë për personalitetet e jashtëzakonshme që dolën nga kjo kategori shoqërore me të cilët është nderuar vendi, kombi dhe shoqëria jonë si artistët e shquar: Ibrahim Kodra, Kadri Roshi, Serafin Fanko, Zoica Haxho, Ema Qazimi, Besim Levonja, Qamil Grezha, Kolec Traboini, Eno Koço, Petraq Qafzezi autor i romanit të mirënjohur ‘Bonjakët’, profesor Lek Sokoli, Mimika Luca, e sa e sa personalitete të tjera të çmura, të cilëve u kërkoj falje që nuk mund t’i përmendim në këtë ceremoni, por që do të mbeten kurdoherë në mendjen dhe në zemrën tonë për kontributet dhe vlerat e çmuara që ata i kanë dhënë shoqërisë. Këto janë modelet më të mirë për fëmijët sot”, u shpreh kreu i shtetit.

Të fundit