Flash News

KRYESORE

Emrat/ Jepnin viza false për në SHBA, SPAK çon për gjykim 17 persona të një grupi kriminal

Emrat/ Jepnin viza false për në SHBA, SPAK çon për gjykim

Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, dërgoi për gjykim dhe 17 persona të tjetër, të cilët janë të lidhur me një grup kriminal që mundësonte trafikun e paligjshëm të emigrantëve drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës apo Kanadasë me viza të falsifikuara. SPAK publikoi emrat e 17 personave të hetuar.

“Nga aktet e këtij procedimi penal rezulton se të pandehurit Dritan Gramozi, Aleksia Kamaj, Vejsel Gjolleshi, Arjan Shehu, Dashamir Seferi, Kostaq Gjoka, Dashnor Tafani, Astrit Ziguri, Rezart Hoxha, Leonard Markaj, Glej Shehu, Afrim Emini, Ermal Mema, Ilia Margo, Çajup Tefa, Marlen Shoshaj,Gjergji Mezuraj, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe persona të tjerë, kryenin falsifikime të dokumenteve zyrtare, si letërnjoftime, pasaporta dhe viza, duke pajisur persona të ndryshëm me dokumente të falsifikuara, kundrejt përfitimit monetar dhe material, me qëllim trafikimin e tyre nëpërmjet linjave ajrore dhe linjave të tjera të udhëtimit, për në shtete të ndryshme, kryesisht, SHBA, Kanada dhe Mbretëria e Bashkuar”, thuhet nga SPAK.

Ndërkohë, ata do të gjykohen tashmë nga Gjykata e Posaçme për për kryerjen e veprave penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 189/2, 190/2, 298/2, 28/4, 333/a/1 dhe 334/1 të Kodit Penal”, njofton SPAK.

Më herët “në kuadër të hetimit të këtij procedimi penal janë dërguar më parë për gjykim dhe janë deklaruar fajtor nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, të pandehurit Ilir Myrtaj, Alfred Myrtaj, Marjo Myrtaj, Albert Xhelili, Gentjan Stojku, Florjan Hysenaj, Keldi Beshi, Arben Kadiu, Shkelqim Mema, Ismail Alushani. Hetimet në kuadër të këtij procedimi penal vazhdojnë për pjesëtarët e tjerë të këtij grupi kriminal”, thuhet në deklaratën e SPAK.

Të fundit