Flash News

KRYESORE

Emrat, qeveria emëron gjashtë anëtarët e këshillit drejtues të Fondit Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës

Në mbledhjen e sotme, qeveria ka miratuar emërimin e anëtarëve të këshillit drejtues të Fondit Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës.

Pjesë e këtij këshilli janë përfaqësues nga gjashtë ministri, ndërsa thuhet se Elton Haxhi është zgjedhur nw postin e kryetarit tw këtij këshilli.

Anëtarët e këshillit drejtues të Fondit Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës janë, Elton Haxhi, përfaqësues nga ministria përgjegjëse për financat; Teuta Vodo, përfaqësues nga ministria përgjegjëse për drejtësinë; Andris Stastoli, përfaqësues nga ministria përgjegjëse për punët e jashtme; Besa Shahini, përfaqësues nga ministria përgjegjëse për arsimin; Hajrulla Çeku, përfaqësues nga ministria përgjegjëse për turizmin dhe Mimoza Hysa Çuliqi, përfaqësues nga ministria përgjegjëse për kulturën.

Vendimi

V E N D I M PËR EMËRIMIN E KRYETARIT DHE TË ANËTARËVE TË KËSHILLIT DREJTUES TË FONDIT SHQIPTAR PËR ZHVILLIMIN E DIASPORËS

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 9, të ligjit nr.32/2018, “Për Fondin Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës”, me propozimin e ministrit të Shtetit për Diasporën, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Emërimin e anëtarëve të këshillit drejtues të Fondit Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës, si më poshtë vijon:

⦁ Z. Elton Haxhi, përfaqësues nga ministria përgjegjëse për financat;

⦁ Znj. Teuta Vodo, përfaqësues nga ministria përgjegjëse për drejtësinë;

⦁ Z. Andris Stastoli, përfaqësues nga ministria përgjegjëse për punët e jashtme;

⦁ Znj. Besa Shahini, përfaqësues nga ministria përgjegjëse për arsimin;

⦁ Z. Hajrulla Çeku, përfaqësues nga ministria përgjegjëse për turizmin;

⦁ Znj. Mimoza Hysa Çuliqi, përfaqësues nga ministria përgjegjëse për kulturën.

  1. Emërimin e z. Elton Haxhi, përfaqësues nga ministria përgjegjëse për financat, kryetar të këshillit drejtues të Fondit Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës.
  2. Ngarkohen ministri i Shtetit për Diasporën dhe Fondi Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Të fundit