Flash News

KRYESORE

Emre Can mërzitet me Sarri-n, më pas u dërgon një mesazh tifozëve

Emre Can mërzitet me Sarri-n, më pas u dërgon një mesazh

Lojtari i Juventusit, Emre Can, nuk e priti aspak mirë faktin që trajneri Maurizio Sarri e la jashtë listës së Ligës së Kampioneve për fazën e grupeve. Në një intervistë, ai tha se ishte mjaft i zhgënjyer dhe se u ndie i tradhtuar “Jam i shokuar dhe i inatosur” u shpreh për mediet..

Nga grumbullimi me kombëtaren në Gjermani, lojtari tha se vetëm një javë më parë i ishte garantuar e kundërta, duke shtuar se nëse do ta dinte që do lihej jashtë listës, do të kërkonte largimin nga Juventus.

Gjithsesi, u deshën pak orë që Can të zbutej. Ai i dërgoi mesazhe dashurie klubit dhe tifozëve, ndërkohë që ua ka bërë të qartë medieve se nuk do të flasë më për këtë çështje.

“Do t’i jem gjithmonë mirënjohës Juventusit dhe mënyrës se si më mbështetën dhe qëndruan pranë që nga dita e parë, veçanërisht gjatë kohës kur isha i dëmtuar. Në respekt të Juventusit dhe shokëve të skuadrës, suksesi i të cilëve është prioritet edhe për mua, nuk do të flas më asnjë fjalë në lidhje me këtë çështje dhe do të vazhdoj të luftoj në fushë”, shkroi Can në Twitter.

Të fundit