Flash News

KRYESORE

Emri i çuditshëm i gazetares Viol Xhafaj: Në të gjitha dokumentet jam ‘z.Viol’, nuk jam burrë

Emri i çuditshëm i gazetares Viol Xhafaj: Në të gjitha

Emri i çuditshëm i gazetares së “ABC news”, Viol Xhafaj, e ka bërë gazetaren të haset shumë shpesh më ngatërrimin e gjinisë nëpër dokumente duke e quajtur 'zoti Viol'.

E ftuar në emisionin “Rudina” në tv Klan, gazetarja ka treguar historinë e emrit të saj.

Ka qenë babai i Viol i cili ka vendosur ta quaj vajzën me këtë emër pasi dëshira e tij ishte që pas vajzës së parë të kishte një djalë. I ati i Viol vendosi ta pagëzojë kështu vajzën e tij të dytë, por nuk e kishte marrë me mend se vite më vonë, pikërisht ajo a-ja fundore do t’i ngatërronte Viol-ës edhe gjininë.

“Në të gjitha  dokumentet shkruhet ‘zoti Viol’. Edhe në bankë, kam shkuar disa herë dhe u kam thënë “Nuk jam burrë”” – tregon Viol me të qeshur.

Duket që tashmë është mësuar me këtë gjë dhe çdo rast e tregon me humor, por natyra prej çuni, siç tregon ajo, megjithatë, i ka mbetur që nga fëmijëria. Dhe nuk i vjen aspak keq për këtë.

Të fundit