Flash News

KRYESORE

Emri i drejtorit të ri të ‘RAI’-it përplas partitë në pushtet, Berluskoni rrëzon gazetarin e afërt me Ligën e Veriut

Emri i drejtorit të ri të ‘RAI’-it përplas

Emërimi i një sovranisti në postin e kreut të RAI-it, rrjetit televiziv kombëtar italian u hodh poshtë sot gjatë votimit në komisionin parlamentar, një pengesë e orkestruar nga Silvio Berluskoni.

Marcello Foa i njohur nga media italiane si një sovranist i afërt me Ligën, (ekstremi i djathtë) dhe mbrojtës i deklaruar i presidentit rus, Vladimir Putin u propozua të premten për të marrë drejtimin e RAI-it, një emërim politik që ngjalli një lumë kritikash si nga e djathta dhe e majta.

Por zgjedhja e këtij gazetari italo-zviceran 55 vjeç nuk u mbështet sot gjatë një votimi në Komisionin Parlamentar, ku votat e partisë ‘’Forza Italia’’ e Silvio Berluskonit ishin vendimtare.

Berluskoni nuk e priti mirë që nuk u konsultua nga partneri i tij politik në zgjedhjet e fundit parlamentare, Matteo Salvini, lideri i Ligës dhe ministër i Brendshëm.

Prej disa ditësh ai është prononcuar vazhdimisht se nuk mund të mbështeste këtë vendim të njëanshëm në lidhje me një post kyç të shërbimit publik.

Marrëdhëniet midis dy politikanëve janë shumë të tendosura që nga marrëveshja e arritur mes Lëvizjes 5 Yjet (L5Y, antisistem) dhe Ligës për formimin e qeverisë dy muaj më parë.

Bllokimi i një kandidati të dëshiruar nga Liga përbën një hap më shumë drejt një prishjeje të mundshme të këtij koalicioni të së djathtës dhe të ekstremit të djathtë, që ka gjithsesi interesa të përbashkëta zgjedhore në veri të Italisë.

Dy partitë populiste në pushtet kryen një shpërndarje kryesisht brutale të posteve të kompanive të mëdha publike italiane këto javët e fundit.

Të fundit