Flash News

KRYESORE

Emri i tij u bë pjesë e “Kuq e Zi je ti”, komentatori tregon si u ndje kur u bënë meme për të

Emri i tij u bë pjesë e “Kuq e Zi je ti”, komentatori

“Ky është flamuri më i bukur në botë Alban”, me  këtë fjali nis kënga “Kuq e Zi je ti” e Elvana Gjatës dhe Flori Mumajesit.

Kjo fjali është shkëputur nga momentet kur gazetarët Dritan Shakohoxha dhe Alban Xhihani komentonin ndeshjen Serbi-Shqipëri.

Albani i ftuar në emisionin “Kripë dhe Piper” ka treguar sesi u ndje gjatë asaj ndeshjeje dhe faktit që emri i tij mori aq shumë famë pasi u bë pjesë e këngës së Elvanës dhe Florit.

“Këtë batutë nuk e kemi kuptuar fare kur e keni thënë, thjesht pas nja një jave kur bëheshin memet, e më pas edhe kënga e Florit dhe Elvanës. Aty thamë paskemi goditur me këtë shprehjen”- u shpreh komentatori duke buzëqeshur.

 

Të fundit