Flash News

KRYESORE

Emri i Maqedonisë “mollë sherri” me Greqinë, reagon Zaev: Do bëjmë diçka për zgjidhje, por jo me çdo kusht!

Emri i Maqedonisë “mollë sherri” me Greqinë, reagon

Në një kohë ku Greqia dhe Maqedonia u duk se i përmirësuan marrëdhëniet e tyre, përsëri është vendosur një hendek mes tyre. Pas deklaratave zyrtare të Greqisë rreth marrëveshjes për emrin e ri të Maqedonisë, ka reaguar edhe kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev.

Ai ka thënë se tani më se janë duke vërtetuar se Maqedonia nuk ka pretendime territoriale, por dëshiron të ndërtojë miqësi.

“Kushtetutën e ndryshuam ne 1993. Nuk përmban irredentizëm. Tani vërtetojmë se Maqedonia nuk ka pretendime territoriale. Maqedonia dëshiron të ndërtoje miqësi, do bëjmë çfarë është e mundur për zgjidhje, por jo me çdo kusht! Një emër me përcaktim gjeografik është i pranueshëm nga qeveria jone, duke u bazuar ne ruajtjen e identitetit dhe dinjitetit tone. Reforma kushtetuese kërkesë greke, jo pozicioni ynë”, tha Zaev.

Të fundit