Flash News

KRYESORE

Emri/ Shpërdoroi detyrën, arrestohet doganieri nga Vlora

Emri/ Shpërdoroi detyrën, arrestohet doganieri nga Vlora

Një doganier në pikën kufitare të Kapshticës është arrestuar, me akuzën se ka abuzuar me detyrën.

Sipas policisë, doganieri Genci Laçaj, 50 vjeç, banues në Vlorë ka lejuar kalimin e një mjeti tip kamion me drejtues shtetasin L.A, mbi të cilin ishte ngarkuar një mjet tjetër tip kamionçinë e dëmtuar, me targa dhe dokumentacion të dyshuar si të falsifikuara, duke shmangur detyrimet doganore për këtë të fundit.

“Specialistët e Sektorit të Hetimit në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, mbi bazën e një hetimi të kryer me metoda speciale, bënë të mundur arrestimin e shtetasit:

Genci Laçaj, 50 vjeç, banues në Vlorë, me detyrë doganier pranë PKK Kapshticë.

Arrestimi i tij u bë pasi, dyshohet së ky shtetas më datë 10.05.2018, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, ka lejuar kalimin e një mjeti tip kamion me drejtues shtetasin L.A, mbi të cilin ishte ngarkuar një mjet tjetër tip kamionçinë e dëmtuar, me targa dhe dokumentacion të dyshuar si të falsifikuara, duke shmangur detyrimet doganore për këtë të fundit.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme, bazuar në nenin 259 të Kodit Penal”, sqaron policia.

 

 

 

Të fundit