Flash News

KRYESORE

Emri surprizë në Malësinë e Madhe, Hysni Burgaj pjesë e propozimeve të demokratëve

Pas zbardhjes së listës me popozimet për Shkodrën, Pukën dhe Fushë-Arrëzin, Politiko.al ka zbardhur edhe propozimet e bëra nga demokratët e Malësisë së Madhe.

Në listë nuk mungon emri i deputetit aktual, Gjovalin Bzheta, por ai që bie në sy është emri i ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj.

Burgaj është propozuar nga baza e partisë për të qenë kandidat i PD-së në zgjedhjet e 25 qershorit.

Një tjetër emër i njohur pjesë e listës është ai i Ramadan Likës, ish-kryebashkiak i Malësisë së Madhe.

Pritet që deri ditën e djeshme, Lulzim Basha të ketë përfunduar listën me kandidatët për deputetë në të gjitha qarqet e vendit.

Vangjel Dule largohet nga Vlora, në Gjirokastër mendohet mes Asllanit dhe Bejkos për të udhëhequr listën e PD

Të fundit