Flash News

KRYESORE

“Emrin e kam të shenjtë...”, gazetari i TVSH rrëfen incidentin me të ftuarën: Duhet ta kishte marrë me sportivitet

“Emrin e kam të shenjtë...”, gazetari i TVSH rrëfen

Gazetari i emisionit “Mirëmëngjes Shqipëri”, Arbër Çepani ka pohuar në emisionin “Pop Culturë” se momenti më i vështirë si moderator ka qenë rreth një vit më parë, kur kolegia e tij, Megi Mëhilli bëri një lapsus, duke ngatërruar emrat e poeteve, Adriatike Lami dhe Rudina Çupit [shih videon e mëposhtme].

Faktikisht, e ftuara ishte poetja Lami, por gazetarja e ka prezantuar si poetja Rudina Çupi. Kjo nuk i ka pëlqyer aspak poetes Lami, shkruan politiko.al.

“Quhem Adriatike Lami dhe e kam më të shenjtë se emisionin tuaj të mëngjesit”, i është përgjigjur poetja.

“Megjithatë ju mbeteni poete”, i është kthyer gazetarja në siklet. “Duket që keni lexuar shumë, por gjithsesi ja ku jemi, le të jemi”, i kthehet sërish poetja.

Mirëpo gazetarja e rikthen gafën e saj në vëmendje kur në emision bashkohet Rudina Çupi. “Unë ju ngatërrova emrin qëparë me zonjën Adriatike por shpresoj të mos ju vijë aq keq saç i erdhi zonjës”, i tha ajo poetes Çupi.

Referuar ‘incidentit’, Çepani u shpreh se Lami u acarua shumë me këtë episod, teksa zbuloi se kanë pasur një tentativë për ta rikthyer në emision.

“Ajo mund ta merrte me më shumë sportivitet, por u acarua shumë. Megjithatë na bëri reklamë, pasi u rrit goxha audienca e emisionit.  Gjithsesi, ishte një situatë për tu mbajtur mend. Në patëm një tentativë për ta rikthyer në studio, por me sa duket i kishte mbetur qefi”, sqaroi ndër të tjera ai.

Gjithsesi, tha se gëzonte respekt për shkrimtaren, ndërsa episodi pati pushtuar për muaj me radhë rrjetet sociale.

Deklaratën e gazetarit e gjeni duke filluar nga minuta 16:12 në videon e mëposhtme:

https://www.youtube.com/watch?time_continue=974&v=kMbrsUesyQ0

 

Të fundit