Flash News

KRYESORE

Emrat/ Durrës, ekzekutohen dy vëllezër. Njëri kishte licensë avokati

Emrat/ Durrës, ekzekutohen dy vëllezër. Njëri kishte

Dy vëllezër u ekzekutuan të hënën në Durrës në afërsi të vendit të quajtur “Tregu i Makinave” në Shënvlash. Sipas informacionit zyrar të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:40, ndërsa shtetasit e mbetur të vdekur janë Viktor Haxhiaj dhe Besmir Haxhiaj, të dy vëllezër. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie, të cilat po krehin zonën ndërkohë që janë ngritur pika kontrolli.

“Në ndihmë të Policisë Vendore kanë mbritur  Forcat Speciale Renea dhe  Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Tiranës. Është ngritur menjëherë një grup i posaçëm hetimor  i përbërë me Specialistët të  Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe Specialistë të Departamentit të Policisë Kriminale dhe nën drejtim e Prokurorisë vijon puna për fiksimin e çdo prove materiale që do çonte në  zbardhjen  e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndërkohë, shtetasi Viktor Haxhiaj rezulton se ka një licensë avokatie, ndërsa paraprakisht mendohet se ai ushtronte dhe aktivitet në biznesin e makinave. Të dy vëllezërit kanë qenë duke lëvizur me një mjet tip Volksvagen në momentin që u është bërë atentat. Banorët e zonës, të cilët dëgjuan breshëri plumbash, kanë lajmëruar Policinë për ngjarjen.

Të fundit