Flash News

KRYESORE

Enca dhe Noizy e quajtën veten ‘King’, por vetëm Dafina Zeqiri arriti ta kthej në markë

Kohët e fundit, këngëtarët shqiptarë kanë filluar ta quajnë veten ‘King’ ose ‘Mbret’ të muzikës, duke e bërë këtë fjalë pjesë të teksteve të tyre.

Ndër këto këngëtarë mund të përmendim reperët Noizy apo Ledri, si edhe këngëtaren Enca Haxhia.

Së fundmi, këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri, e cila po punon për projektet e saj muzikore në Amerikë, e ka kthyer fjalën ‘King’ në një markë bluzash.

Ditën e djeshme këngëtarja ka publikuar një video të projektit të saj “King Merche”, ku e ka veshur edhe vetë bluzën.

Bluza ka si dizajn fjalën 'King' në pjesën e përparme, ndërsa në pjesën e pasme ka si imazh portretin e këngëtares të realizuar me anë të emrave më të njohur të muzikës botërore.

Të fundit