KRYESORE

Enca në lidhje me reperin gjerman?

Këngëtarja Enca Haxhia është shpeshherë në qendër të mediave rozë për shkak të veshjeve të saj, por edhe për shkak të suksesit që ka arritur deri më tani.

Mirëpo, Enca  është e rezervuar sa i përket jetës së saj private. Megjithatë, një foto me reperin gjerman Nimo ka  ngjallur dyshime se mes tyre ka nisur, ose po nis një romancë.

Javë më parë, në rrjete sociale reperi i njohur gjerman Nimo ka postuar një fotografi bashkë me Encën, ndërsa mbishkrimi që i la fotos bëri të gjithë të dyshojnë se mes tyre ka diçka. “Kam takuar një shqiptare, nëse do të mundesha do ta martoja menjëherë”,shkroi reperi, ndërsa Enca ia kthen me “I çmendur hahahaha”.

Së fundi, ishte vetë këngëtarja ajo që postoi një foto me Nimon dhe menjëherë edhe ai pas saj bëri të njëjtën gjë.

Të fundit