Flash News

KRYESORE

Ende nuk e ka pranuar shtatzëninë, Sophie Turner fotografohet me barkun e rrumbullakosur

Sophie Turner dhe Joe Jonas do të bëhen shumë shpejt prindër për herë. Ky lajm u bë me dije nga mediat e huaja që në shkurt, mirëpo vetë çifti nuk ka dhënë asnjë detaj e madje as nuk e kanë konfirmuar publikisht që po presin një fëmijë.

Por tashmë nuk ka më vend për dyshime nëse është apo jo pasi Sophie është fotografuar me barkun e rrumbullakosur. Në disa foto të siguruara nga paparacët, Sophie duket e qetë teksa shëtit duke e ekspozuar pa problem barkun.

Dyshja janë shumë të rezervuar me daljet publike apo konfirmimet - kujtojmë dasmën e tyre ku vetëm një foto kanë publikuar - dhe kështu që me siguri do marrim vesh shumë vonë për bebushin/bebushen e tyre.

Të fundit