Flash News

KRYESORE

Ende pa u bërë ministër, Rama krahason Sandër Lleshin me Pandeli Majkon

Ende pa u bërë ministër, Rama krahason Sandër Lleshin me

Zbardhet qëndrimi i kryeministrit Edi Rama, pas takimit të një ditë me parë me presidentin Ilir Meta për mosdekretimin e Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm, në mbledhjen e grupit parlamentar të PS.

Në mbledhjen me deputetët socialistë, sipas ‘News 24”, Rama e ka konsideruar aktin e Metës si një shkelje e Kushtetutës. Madje, duke vlerësuar figurën e Lleshit, Rama e ka krahasuar atë me ministrin e Diasporës, Pandeli Majko, duke thënë se ai ka gradën më të lartë të Sigurisë nga NATO, Top Cosmic.

Kujtojmë, se edhe Majko mban një certifikatë të ngjashme.

Ndërkohë, pak më parë, Rama njoftoi në profilin e tij në twitter se ditën  e nesërme do të emërojë Sandër Lleshin në një seancë të jashtëzakonshme në Kuvend në postin zëvendësministrit të Brendshëm.

Të fundit