Flash News

KRYESORE

Endirës i është bërë huq përgjimi, si i bënte presion kolegëve me audion e regjistruar në Kryesi

Fjala e Endira Bushatit në mbledhjen e Kryesisë së PD, më datë 21 shtator, u publikua ‘papritur’ e plotë ditën tjetër në media. Ish-kryetarja e AMA-s u mundua të hiqte çdo përgjegjësi nga vetja duke bërë rolin e të paditurës, por nuk është hera e parë që Endira “përgjohet” nga kolegët e saj, pasi një rast i ngjashëm ka ndodhur edhe në mbledhjen e Kryesisë së zhvilluar në fillim të muajt korrik.

Në një debat në rrjetet sociale më 4 korrik, ishte vet Endira që pranonte se kishte në dorë një audio të mbledhjes me dyer të mbyllura dhe atë e përdorte si mjet presioni për kolegët e së njëjtës parti.

“Ina...u zbardh procesverbali....se një regjistrim audio që dëgjova ishte 11/14....po deshe ta çoj”, replikonte Bushati me zëdhënësen e PD-së, lidhur me votimin në Kryesi për propozimin e Gent Malkos që Lulzim Basha të largohej nga drejtimi i partisë.

Ekzistencën e kësaj audio, Endria Bushati e konfirmon me një koment të dytë në të njëjtin status.

“...Por po të them që nga audio dalin 11/14.... dhe procesverbali nga audio zbardhet....”

Në këtë koment, anëtarja e Kryesisë së PD-së thotë një të pavërtetë, pasi mbledhjet me dyer të mbyllura në parti nuk regjistrohen në mënyrë zyrtare me audio, një përgjim i tillë mund të bëhet nga “skutha”(cit.Tritan Shehu) pa dijeninë e kryetarit dhe anëtarëve të tjerë.

I çuditshëm është fakti se përse këto audio-përgjime ose bien në dorën e Endira Bushatit, ose ajo vet bëhet “viktimë” e të njëjtit grup ku bën pjesë.

Të fundit