Flash News

KRYESORE

Endri Fuga emërohet anëtar i bordit të Agjencisë për Shoqërinë Civile

Endri Fuga emërohet anëtar i bordit të Agjencisë për

Qeveria ka miratuar në mbledhjen e sotme disa anëtarë të bordit mbikëqyrës të Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile. Midis katër emrave të emëruar në këtë detyrë është edhe këshilltari i kryeministrit për mediat, Endri Fuga, raporton Ora News.

Në vendim qeveria sqaron:

"Emërimin në detyrë të disa anëtarëve të bordit mbikëqyrës të Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile, përfaqësues të institucioneve të administratës publike qendrore, si më poshtë vijon:

-        Znj. Majlinda Dhuka;

-        Z. Endri Fuga;

-        Znj. Gelardina Prodani;

-        Z. Oltjon Muzaka"

 Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Të fundit