Flash News

KRYESORE

Endrit Mërtiri heq dorë nga fotografimi i të famshmëve shqiptarë: Kërkojnë shumë 'photoshop'

Endrit Mërtiri heq dorë nga fotografimi i të famshmëve

I ftuar në emisionin e mëngjesit në "Wake Up" në ekranin e Top Channel, fotografi i mirënjohur Endrit Mërtiri ka treguar për eksperiencën e tij në profesionin që bën prej vitesh tashmë. Është një ndër fotografët që jo vetëm fotografon të famshmit shqiptarë por ka lidhur kontrata shumë të rëndësishme me marka të huaja.

Ai ka realizuar më parë fotografi dhe me "Dolce & Gabbana", një brand shumë i rëndësishëm i modës, me të cilët do bashkëpunojë sërish edhe në 2020-ën. Gjë të cilën Mërtiri e konsideron si arritjen më të madhe në profesionin e tij.

Gjithashtu, fotografi ka treguar edhe për eksperiencën me VIP-at shqiptarë, të cilët sipas tij ndikojnë edhe në profesionalizmin e tij pasi kërkojnë të ndërhyjnë jo vetëm në veshje e grim por edhe në post-produksion:

“Me modelet ti tregon artin tënd, dëshirat e tua, çfarë do të bësh. Ndërsa me personazhet, ka disa që të ndërhyjnë te veshja, ndërhyjnë te grimi, ndërhyjnë të pozat, ndërhyjnë dhe në post produksion. Detyrohesh që edhe fotot të mos i postosh fare sepse kanë bërë çfarë kanë dashur. Në fund të fundit, publiku ka të drejtë që thotë ‘sa shumë photoshop’ ose ‘nuk njihet’. Kjo është diçka që hyn drejtpërdrejt te profesionalizmi. Ka personazhe shqiptarë që janë të kompleksuar dhe të shtyjnë të të dalësh nga profesionalizmi dhe detyrohesh ta bësh setin vetëm sepse nuk do t’ia prishësh ose nuk do ta mërzisësh.”

Prandaj, nëse shihni në profilin e Endritit, nuk do të shihni foto të vipave por vetëm modelet me të cilat bashkëpunon prej disa kohësh. Ai ka treguar se është shkëputur prej VIP-ave, shqiptarë pikërisht për këtë arsye.

Të fundit