Flash News

KRYESORE

"Ëndrrimtari" Conte: Juve e Napoli para nesh, por ne mundemi!

"Ëndrrimtari" Conte: Juve e Napoli para nesh, por ne mundemi!

Trajneri i Interit, Antonio Conte, ka folur në lidhje me Serie A dhe mendon se tifozët zikaltër dhe ata napolitanë duhet të ëndërrojnë të mposhtin Juventusin.

“Unë besoj se të ëndërrosh nuk kushton asgjë, si për tifozët e Interit ashtu edhe për ato të Napolit e të skuadrave të tjera. Por, pastaj duhet të bëhemi objektiv dhe të shohim realitetin në sy. Sipër nesh janë dy ekipe: Është Juventusi në majë dhe më pas Napoli, një skuadër e ndërtuar në vite. Ka diferenca, por ne kemi nisur punën përmes seriozitetit për të shkurtuar këto diferenca dhe për t’iu dhënë kënaqësi tifozëve.

"Nga kjo pikëpamje duhet të jemi kurajozë duke pasur një vizion të qartë për të tashmen. Duhet të punojmë por pa vendosur limite. Duhet të jemi realistë por të vetëdijshëm se mund të ndryshojmë rrugëtimin e fatit”, - tha Conte.

Të fundit